07/12/2015

TRADHËTAR NUK LINDË, TRADHËTAR BËHESH







Shoqëria BSh.

Të gjithë e kemi kuptuar se nuk jemi në një kohë të zakonshëme, por të jashtëzakonshëme. Mirëpo, nëse të gjithë e kanë kuptuar që jemi në një kohë të jashtëzakonshëme, është vetem një shumicë relative që e ka kuptuar se çka në të vërtetë e bënë këtë kohë të jashtëzakonshëme. Jemi pra një shumicë relative të cilët e kemi kuptuar se jemi në një moment historik të popullit shqiptar. Thënë ndryshe, ne jemi që të gjithë përball historisë sonë. Sjelljet tona, veprimet tona, mendimet tona dhe fjalimet tona janë pjesë të një historie të kombit tonë. Ky moment historik e bënë në vetëvete një situatë të tillë ku vëmendja e çdo secilit sforcohet në çdo imtësi. Dhe, kjo vëmendje e sforcuar e çdo secilit krijon një kujtesë individuale e kolektive afatëgjatë në të cilën konservohet çdo veprim, çdo sjellje, çdo fjalë që është thënë nga çdo secili prej nesh.


Mirëpo, këtë disa individë nuk e kanë kuptuar dhe ata kanë lëshuar vetën në lloj lloj sjellje inadekuate me kohën. Mendjën e kanë si të shpëtojn partinë e tyre, idolin e tyre apo vetën e tyre nga ky moment historik i cili i ka gjetur në anën e gabuar të saj. Në vend se ata të mendohen mirë mbi situatën dhe të dinë të rirreshtohen përkrah forcave atëdhetare, përkundrazi, ata insistojn dhe mundohen të kontribojn pro kampit të tradhëtarëve.

Në realitet, këta nuk kanë faj sepse gjerësa dikur Kosova mbulohej me gjak, ishin të shumtë si këta sot që historia i kishte zënë të habitur pas politikës ditore apo tregëtisë dhe nuk e realizonin dot se Serbia veç kishte filluar t'a vriste popullin shqiptar. Ata nuk e kishin kuptuar se ishin duke kaluar nëpër një moment historik të rrall. Njëri ndër këta shqiptarë të habitur pas biznesit dhe politikës ditore ishte edhe babai i Berat Buzhalës, i cili në kohë lufte vazhdonte biznesin e tij dhe, nga lëvizjet e tij, nuk hezitonte të ipte edhe informacione falë ushtrisë dhe policisë serbe mbi shqiptarët dhe mbi UCK-në. Për çka UCK-ja asokohe e kishte burgosur dhe deshi t'a vrasë për kolaboracionizëm me armikun. Ndërkohë, djali i tij, Berat Buzhala, asokohe student në Prishtinë, po e vuante luftën e Kosovës duke vrapuar pas femrave rrugëve të Kryeqytetit (ai vetë e ka përshkruar këtë). Pra, lufta e kishte zënë po ashtu të habitur. Për çka ishte pak pishman një kohë më vonë.

Mirëpo, ndërkohë që prapë jemi në një moment historik për vendin tonë, Berat Buzhala, si dikur babai i tij, është zënë prapë i habitur pas biznesit medial pornografik të faqës së vetë, "Gazeta Ekspress". Ai, i financuar nga i dreqi dhe i biri, natë e ditë po bënë një propagandë të ndyrë kundër forcave atëdhetare. Nuk ka lajm në këtë "gazetë" (përveç ato pornografik) në të cilin Berat Buzhala nuk e shfrytëzon rastin për të propaganduar, shpifur, trilluar, mashtruar, gënjyer opinionin publik shqiptar rreth zërave opozitar të marrëveshjëve. Bile, ai nuk le lajm pa shfrytëzuar për të bërë edhe përçarje në mes shqiptarëve të Kosovës dhe të atyre të Shqipërisë londineze. Hiq më larg se sot, kjo "gazetë" pyeste se ç'donin këtej kufirit Arbër Zaimi, Boiken Abazi, Dejona Mihalli ? Ajo linte të nënkuptohej se këta shqiptar kishin ardhur nga Shqipëria londineze për të krijuar trazira në Kosovë etj. dhe kërkonte nga autoritetët policore të politikës që të mirreshin me ta.

Mirëpo, në qoftëse nuk mund të habitemi nga Berat Buzhala i cili e ka të trashëguar nga babai spiunazhën dhe tradhëtinë, ne nuk mund të rrim pa ja përkujtuar disa tjerëve të cilët kanë një sfond tjetër nga ai i Berat Buzhalës, se është koha që t'i masin mirë fjalët para se t'i nxjerrin nga goja sepse ato fjalë mund të mbesin gjatë në kujtesën kolektive dhe të rikujtohen në një kohë të ardhshëme e cila po vjen.

E kemi fjalën për disa që historia i ka zënë të habitur pas partive politike dhe pas idolëve të politikës. Sidomos, ata të cilët janë të bindur se Hashim Thaçi është patrioti i kohës dhe i japin leje që të thonë se opozita janë njerëz të serbisë. Për më tepër, këta janë edhe ata që herë pas here vijn edhe këtu në faqën tonë dhe n'a akuzojn vetë me të njejta fjalë.

Ne ju a përkujtojm disa gjëra këtyre të humburëve në kohë e hapësirë, të cilët historia i ka zënë të habitur pas politikave dhe biznesëve ditore, se tradhëtar nuk lindë askush, por tradhëtarët bëhen apo, thjesht, i zë momenti historik tradhëtar. Pra, nëse e shikojm hollë e hollë historinë tonë dhe të huaj, ne mund të konstatojm se shumica e tradhëtarëve e kanë bërë tradhëtinë e tyre në emër të patriotizmit. Edhe vetë Esat Pasha ishte një komandant lufte dikur i cili kishte marrur edhe lavde për shërbime të mira ndaj vendit. Mirëpo, kur rrota historike ndërroi kursin e vetë, ai u gjend në kampin e tradhëtarëve sepse nuk mundi më të kthehej prej drejtimit që e çoi atë deri tek tradhëtia. Po, ju japim një shembull edhe nga historia e vendëve tjera. Në Francë është i njohur si tradhëtar i vendit Marshal Peteni i Luftës së Dytë Botërore. Për të qenë, Marshal Peteni ishte shpallur hero i Luftës së Parë Botërore pasi ishte edhe komandanti më i larte ushtarak i ushtrisë françeze dhe e udhëhoqi Francën në fitore. Mirëpo, në LDB, ai, në emër të patriotizmit dhe konservimit të Francës, pranoi t'i shtrij dorën Hitlerit dhe t'i jap atij koncesione të mëdha. Marrëveshjet që ai nënshkroi me Hitlerin e bënë që ai të shpallet tradhëtar i kombit françez. Nga këto dy shembuj, që përfaqësojn me mijëra tjerë, ne mund të kuptojm se edhe Hashim Thaçin e ka zënë historia një herë patriot dhe një herë tradhëtar. Dhe, ai e di këtë. Ai e di se tanimë ka konsumuar një tradhëti dhe, prandaj, po insiston deri në çmenduri që t'a mbaj pushtetin. Ai e di se situata tanimë është e rëndë dhe e di se shpëtimi i tij n'varet tanimë vetem nga ndonjë mrekulli dhe jo nga realiteti dhe e vërteta.

Pra, pavarësisht propagandës që mund të bëhet, pavarësisht yryshit të tifozëve të tij dhe të Berat Buzhalës për të propaganduar kundër popullit shqiptar opozitar, askush nuk do të mundet kurrë t'ja heq vulën e tradhëtisë Hashimit për t'ja vënë tjetër kujt. Kjo sepse, pavarësisht se çfarë bënë apo thotë opozita dhe populli opozitar, asnjë prej nesh nuk ka biseduar dhe as nënshkruar kurrë çfarëdo lloj marrëveshje me Serbinë. Por edhe për faktin se nuk ka emërtim tjetër që i ipet atyre të cilët shesin apo falin nga vendi i tyre për hir të interesave të ngushta personale apo grupore përveç se : tradhëtar. Dhe, nuk ka shancë eventuale që dikush sot apo nesër të mund t'a dokumentoj apo ta faktoj se marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë dhe me Malin e Zi të janë nënshkruar për hir të interesave kombëtare. Ata që sot janë kundër marrëveshjëve me Serbinë dhe me Malin e Zi, kundër tkurrjës së territorit dhe sovranitetit të Kosovës, çfarë do që ishin apo janë, momenti historik i ka zënë në kampin e atëdhetarëve. Dhe, këtë nuk ka kush që mundet t'a mohoj sot apo nesër. Ata që janë pro tkurrjës së territorëve shqiptare dhe pro tkurrjës së sovranitetit të Kosovës, nuk ka kush që e mohon se janë në anën e gabuar të historisë, pra në anën e tradhëtisë.

Prandaj, juve që historia ju ka zënë të habitur pas politikës ditore dhe biznesëve, po ju themi matni fjalët dhe veprimet e juaja sepse turpi nuk ka për t'ju ndarë gjenerat pas gjenerate. Në këto momente historike, nëse nuk e gjeni vetën në to si patriot, së paku, evitoni që t'a gjeni vetën si tradhëtar të kombit duke tentuar t'a shpëtoni me çdo kusht tradhëtarin Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën.

Në vend se historia t'a vazhdoj kursin normal të saj, tek ne historia po përsëritet. Në vendet normale historia nuk përsëritet kurrë. Ajo përsëritet vetem aty ku në ballin e saj është duke udhëhequr tradhëtia. Sot, të gjithë do të duhej të ishim duke protestuar për çështje ekonomike, sociale, kulturore, mirëpo, në vend të tyre, ne prapë po duhet të protestojm për çështje themelore kombëtare. Po n'a duhet sërish të protesojm kundër tradhëtisë dhe sërish të kërkojm drejtësi para botës.

Siç e kishim bërë dikur, ne do t'a bëjm sërish. Askush nuk mund të shkel mbi vuajtje tona. Askush nuk mund të shkel mbi historinë tonë. Askush nuk mund të shkel mbi të drejtatë tona dhe mbi të vërtetën. Askush nuk mund t'i bëjë këto dhe të shpëtoj pa një therrë në këmbë. Populli shqiptar gjithëmon ka ditur të renditët përkrahë të vërtetës, përkrah interesave kombëtare të tij. Ai sërish do t'a bëjë.

Tradhëtia nuk kalon ! Marrëveshjet nuk kalojn !