05/10/2014

NË SHQIPTARINË TIME JANË TË SINTENTIZUARA TRI FETË E MIJA


(Jeta e jashtzakonshëme dhe e vërtet e njërit prej adminëve të kësaj faqe)

Shoqëria Bashkimi Shqiptar
7 Korrik 2014 

Nuk jam më aktivi në këtë faqe të facebukut si admin, por i përcjell gati rregullisht publikimet dhe debatët në këtë faqe dhe, ndoshta, jam vet fryma e saj. Atë që kam vrejtur shumë nëpër debate është se si një pjesë e vogël e shqiptarëve tanë kanë mbetur ende me një mentalitet të theksuar lokalist, fanatik fetar e partiak. Nga komentët e tyre vërehet mungesa e një shkollimi të mirëfillët shqiptar (një pjesë menzi që mirren vesh se çfarë shkruajn), mungesa e njohës së të tjerëve, mungesa e shkëmbimit material dhe simbolik me të tjerët.... të gjitha këto që tregojn për një izolim të tyrin lokal, fetar ose edhe partiak... 

Kur e them izolimin, ju nuk duhet ta kuptoni se ata janë vetem të izoluar në kokat e tyre, por duhet ta kuptoni se ata janë të izoluar edhe në jetën e tyre reale. Të vetmën gjë që njohin është lokalitetin e tyre, janë njerëzit që frekuentojn përditë siç familjarët, miqët e afërt, shokët .... e që, zakonisht, i përkasin të njejtit lokalitet, të njejtës fe, të njejtit nivel edukativo-arsimor, të njejtës kategori socio-ekonomike. Kështu shkëmbimet me të tjerët janë për ta sikur shkëmbime me vetëvetën sepse bëhen brenda një grupi të caktuar ku individët kanë tipare të njejta : ata falën në të njejtën xhami-kishë, mësojn në të njejtën shkollë, kanë të njejtin hoxhë-prift, kanë të njejtin mësues dhe ndërveprimet e tyre përfundojn brenda të të njejtit grup. Përveç kësaj, ku një pasqyrim i vetës krijohet dhe mirëmbahet, ata së bashku krijojn edhe paragjykimet që kanë tek grupet e tjera shoqërore dhe frikën e ndërsjellët që kanë për ti afruar dhe njohur më mirë "të tjerët" që ju duken aq të ndryshëm e që, në realitet, janë aq të njejt me ta. 

Në anën tjetër, mua jeta më çoj në krejt drejtime tjera. Unë u linda në një familje shqiptare tradicionale muslimane në një lokalitet të Kosovës. Gjyshja ime ishte muslimane e devotshëme pasi ajo agjeronte me rregull, bënte havëll e bakllava për festat e ndryshëme muslimane dhe i lutej Zotit në qetësi në dhomën e saj. Kur ajo i bënte lutjet dhe pëshpëriste (lëvizte me shpejtësi buzët gati pa zë) disa fjalë të pakuptueshëme, unë, si fëmijë i vogël, ulësha dhe e vështroja me shumë vëmendje duke tentuar ti jepja kuptim ndjesisë së saj, qëndrimit dhe lëvizjeve. Isha fëmijë shumë kurreshtar dhe e pyesja nganjëherë për këto gjëra, por ajo konsideronte se isha i vogël për të kuptuar gjëra të tilla dhe lidhjen e saj shpirtërore me Zotin e kuptonte si diçka intime, tejet personale. Prandaj,  edhe nuk kishte qejf të fliste për gjëra të tilla. Pyetjet e mija i shihte edhe më vonë si një ndërhyrje në intimitetin e saj shpirtëror dhe, me sa duket, konsideronte se lidhjet e mija me Zotin do të më vinin vetëvetiu me pjekurin dhe se ato do të ishin intime edhe për mua. Ajo kishte vetem 4 vjet shkollë, por që i kishin mjaftuar për ti ndihmuar fëmijët e saj për të bërë detyratë e shtëpisë dhe, nga ajo shkollë e pakët, kishte fituar një zgjuarësi të mpreht që i ndihmonte në menaxhimin e një shtëpie të ndershëme për dekada me radhë. Gjyshja ime më la mbresa të mëdha nga urtësia e saj dhe nga inteligjenca natyrale që posedonte. 

Në anën tjetër, gjyshi im nuk e posedonte urtësinë e gjyshës dhe nuk ishte ndonjë besimtar i devotshëm. Ai kishte po ashtu 4 vjet shkollë dhe ishte punëtor krahu. Ai kishte pasur rastin të vizitonte, qysh në atë kohë, shumë vende të Evropës dhe më gjërë. Ai punoj edhe në Irak në vitet 70' dhe thoshte se nuk i kishin pëlqyer shumë njerëzit e asaj ane. I konsideronte të pa punëtor, të pa shkollë, të pa pastër, por jo të këqinj për nga natyra. Nga Iraku, ai ishte zbehur edhe më tej nga besimi i tij fetar dhe ai agjeronte më shumë për hatër të gjyshës se sa që besonte në këto rite fetare. Shkonte njëherë në javë në xhami, e dinte shahadetin dhe të gjitha dovët e fesë muslimane, por nuk falej me rregull dhe, me sa duket, i ngatërronte procedurat e faljës. Por, ai e konsideronte veten musliman dhe e lavdëronte fenë muslimane për disa cilësi të veçanta që ai konsideronte. 

Im atë dhe im nënë, kishin bërë universitetin në UP. Tim atë e kishin burgosur, dy muaj pa lindur unë për "aktivitete armiqësore kundër Jugosllavisë" ose, thënë më saktë, për aktivitet politike për bashkim të Shqipërisë. Edhe emri im ishte vendosur atje në burg, ndër shokë të idealit, dhe nga burgu kishte ardhur. Për herë të parë e takova tim atë atje në burg. Trupat tanë i ndanin grillat e çelisë. Më vonë, kur ai doli nga burgu, ai vazhdoj prapë me aktivitetët ilegale. Kur ishte në shtëpi ai vetem lexonte. Nganjëherë kur e harronte librin në dhomë, më porosiste të shkoja ta merrja. Si fëmijë, unë nuk mund ta paramendoja se ato libra që i bartja nga një dhomë tek tjetra do ti lexoja pas tij kur të rritem. 

Disa vite më vonë, prindërit e mi dhe unë u detyruam të largohemi nga Kosova për në shtetët perendimore. Atje, im atë dhe mamaja ime vazhduan aktivitetin e tyre politik pa rreshtur kundër pushtimit jugosllavë dhe ata, edhe pas zhbërjës së Jugosllavisë, ende nuk janë dorëzuar sepse, për ta, zhbërja e Jugosllavisë ishte vetem njëra prej pengesave dhe jo qëllimi i tyre. Qëllimi i tyre ishte dhe është bërja e SHQIPËRISË. 

Nuk e di edhe sot se çfarë feje kanë prindërit e mi. Nëse ata më kanë folur rregullisht për SHQIPËRINË dhe shqiptarët, ata nuk më kanë folur kurrë për besimin e tyre fetar dhe nuk kam marrur ende guximin ti pyes. Por jam i bindur se po ti pyes ata do të më përgjigjen me vetem kaq : shqiptar. Me sa duket, tek kjo fjalë fillon dhe përfundon besimi i tyre. Megjithatë, prindërit e mi e kishin pasur gjithëmon në bibliotekën e tyre edhe Kuranin edhe Biblën. Nënvizimet, mbishkrimet nëpër faqet e këtyre librave janë gjurmët që tregojn se ato ishin të vizituara nga prindërit e mi. Edhe unë i lexova dhe i studiova nga kurioziteti. Lexova edhe specialistë të ndryshëm të besimëve dhe feve. Por, çuditërisht, nuk u bëra asnjëherë ndonjë fetar i madh. Sa më shumë që i njoha këto fe, aq më shumë më ngjasonin njëra me tjetrën. 

Ndërkohë, gjerësa isha ende i mitur, prindërit më dërguan për shkollim në disa qytetete të jugut të Rep. së Shqipërisë. Në fillim, u vendosa në një familje ku burr e grua ishin arsimtar. Për nga ana fetare, burri ishte i biri i hoxhës, gjerësa e shoqja ishte e bija e priftit. Ashtu kishin rënë në dashuri, ishin martuar, bërë fëmijë e plakur së bashku. Atyre jo vetem se nuk i kishte penguar feja, por ja u kishin bërë edhe më të këndshëme jetën. Në njërën anë të murit të sallonit ishte i vendosur krishti në kryqin ortodoks dhe, në anën tjetër, ishte e vendosur fotografia e kiblës muslimane. Jeta ishte bërë më e këndshëme për këtë familje dhe unë përfitova nga kjo sepse në këtë shtëpi kishte edhe më shumë festa nga çdo shtëpi tjetër monofetare. Për një vit sa ndejta aty ne festuam të gjitha festat kombëtare, fetare muslimane e ortodokse ! Nga një të diele shkonim në kishë së bashku, nga një të premte shkonim në xhami. Kur në kishë prifti shqiptar ortodoks më zgjaste atë copën e bukës tek goja, unë e merrja, e mbaja si të tjerët dhe, më vonë, e haja. Kur në xhami hoxha fillonte lutjet, ne luteshim me të. 

Në fillim mendova se kjo tolerancë fetare ishte vetem tek kjo familje. Mirëpo, kur i pash për ditën e bajramit gjithë ata shqiptar ortodoks e katolik duke u falur në xhami, u çudita edhe më tej ! Kur i pash për ditën e pashkëve të gjithë ata shqiptar musliman në kishë duke bërë kryqin, thash qenkan "çmendur" një qytet !!! Thash në mes vete duhet të jetë diçka tipike e këtij qyteti. Mirëpo, më vonë u befasova kur pashë se kjo ishte shumë e përhapur në të gjitha qytetët Rep. së Shqipërisë së Jugut, por edhe të Veriut në një far mase më të vogël. 

Më vonë, pata fatin të jetoj në një familje shqiptare katolike. Edhe kjo familje më priti jashtzakonisht mirë ! Edhe me ta shkova në kishë dhe ju luta Zotit. Prifti katolik ishte një shqiptar i mirë dhe gjithëmon fliste shqip siç flisnin edhe hoxha dhe prifti ortodoks ku isha lutur më parë. 

Pas tre vitëve që kalova nëpër këto familje e qytete, më duhet të thekësoj se asnjëherë askush nuk më ka pyetur se çfarë feje kam dhe nuk më ka folur kurrë për fe. Ritët, simbolikatë, shenjatë fetare brenda murëve të shtëpisë ishin shpesh prezente, por feja nuk ishte prezente në mendjën dhe gojën e tyre. Sikur ata e konsideronin fenë siç dikur gjyshja ime : si diçka intime dhe tejet personale. Si diçka që nuk ka nevoj të shprehet. Përkundrazi, ata më pyetën shumë rreth Kosovës, rreth gjendjës atje, rreth punës, traditave të veçanta lokale, rreth fjalëve të veçanta, gatimit, ekonomisë, arsimit, veshjës..... Edhe unë, po të njejtatë pyetje u bëra dhe mësova shumë nga ata. 

Ata më folën për flamurin, më folën për atdheun, për problemet mbarë shqiptare, për gjendjen e Rep. së Shqipërisë, për komunizmin, për demokracinë, për Evropën, për perspektivën shqiptare.... Më folën për shqiptarinë atë që ishte, atë që është dhe atë që mendohet se mund të bëhet. Tek të të gjitha ato famijle që ndejta dhe vizitova, por edhe tek të gjithë qytetarët që takova vetem shqip dëgjova dhe tek sytë e të gjithëve isha një shqiptar, i një vendi tjetër, por gjithësesi i SHQIPËRISË.

Kështu e kuptova se sa minore, dytësore, intime, abstrakte ishte feja për shqiptarin dhe sa e madhe, primare, shoqërore, konkrete ishte shqiptaria për të. 

Në fillim mendova se këtë e ka bërë epoka komuniste shqiptare, por më vonë, gjatë studimëve të mija universitare jasht vendit, e mësova nga specialist të ndryshëm se epoka komuniste vetem sa i kishte dhënë hovin zytar dhe formal kësaj natyre shqiptare që rrjedh nga thellësitë e historisë sonë. Kjo e shpjegon edhe atë se pse ndjenjën e imtësisë që e kisha vrejtur tek gjyshja ime në Kosovë e gjeta edhe tek çdo qytet shqiptar të jugut dhe veriut të Shqipërisë. 

Sot, sa herë që dikush më pyet se çfarë jam me fe, më duket sikur ka shkelur një vijë të kuqe mbi të cilën shkruan "zona e imtësisë personale" ! Kjo vijë e kuqe më ka ndalur ti pyes edhe prindërit e mi. 

Por, pas gjithë kësaj që ju tregova për jetën time personale, nuk do t'ja fsheh as besimin tim : unë jam shqiptar dhe në shqiptarinë time janë të sintetizuar edhe tri fetë e mija ! Dhe bekimin e vetem që kam marrur është nga shpata e NËNËS SHQIPËRI !

No comments:

Post a Comment