30/10/2014

NJË FLAMUR KEMI NGRITUR DHE VETEM AI FLAMUR DO TË MBETËT I NGRITUR


(Një flamur për një identitet të vetem shqiptar, i cili nuk mund të bëhet dy) 





Shoq. Bashkimi Shqiptar
31 Tetor 2014



Është një fjalë popullore që na ka mbetur dhe që thotë : "kur magjupi bëhet mbret, ai vret babën e vet". Pavarësisht konotacionit racist që merr kjo shprehje sot, ajo kishte dhe ka një kuptim që mbetët në esencën e vet. Ndryshe thënë, kur një njeri kalon nga një status hiçi në një status mbretit, ai është në gjendje të vras të atin e tij. 

Kështu edhe disa pseudo-intelektualë të show-TV tona kanë kapërcyer nga një status hiçi tek një status "mbreti" për një kohë shumë të shkurtër. Këtë status "mbreti", ata nuk e kanë fituar nga një dije, nga një veçori që ata përmbajn, por nga çasja mediatike që ju është ofruar.

Mediat e tona siç RTK-ja janë media të cilat e kanë të paraparë agjendën e tyre mediatike, orientimin e debatit dhe, përkitazi, thirrjen e mysafirëve nga udhëra të jashtëm. Gjithëçka është e inskenuar dhe e drejtuar nga disa qarqe të caktuara të politikës sonë dhe të huaj, të cilat i bashkon anti-shqiptaria.   

Pas luftës së Kosovës, qarqe të caktuara anti-shqiptare janë mobilizuar me të madhe kundër një procesi të pandalshëm të bashkimit Kosovë-Shqipëri. Këto qarqe kanë investuar shumë që opinioni publik shqiptar të ç'orientohet dhe të ikën nga kjo ide shekullore. Të ndihmuar edhe nga disa politikan me peshë në skenën e Kosovës, ata kanë bërë një propagandë të jashtzakonshëme kundër këtij bashkimi. Ata shpikin përditë teza të reja të cilat thonë se ne jemi dy indentitete, jemi dy gjuhë, jemi dy histori, jemi dy kultura, jemi dy mentalitete, jemi dy kombe ! 

Kësaj here nuk do të hymë në detaje dhe nuk do t'ja u shpjegojm hollësisht (nga ana shkencore dhe teorike) këto nocione këtyre pseudo-intelektualëve, të cilët bëjnë njeriun e ditur para kamerave duke llomotitur kishe fjalë të "mëdha" e të "mençura" të dëgjuara andej e këndej, por që, ashtu siç qenushja e Mark Tuenit, nuk ja u dinë fare kuptimin. Jo ! Realisht, kur bëhet fjala për identitetin e kombit shqiptar, ne nuk kemi nevoj të shkojm në këto hollësira sepse identiteti i kombit shqiptar anemban teritorëve tona të përplaset për fytyre. Ka shumë kombe të cilat janë formuar duke kërkuar grimca identitare anemban  një teritori të caktuar. Mirëpo, kur vjen fjala tek kombi shqiptar situata rrotullon : të duhet të kërkosh grimca të vogla dallimesh anemban trojëve tona me qëllim që të krijosh ndarjen e tij. Problemi është se aq sa kanë mundur të qëndrojn të bashkuar kombet e përbëra nga një llojshmëri grimcash të vogla identitare, aq është e vështirë ta ndash një komb siç kombi shqiptar me një identitet kaq të rrënjosur në qënien e çdo shqiptari. 

Pra, mos të shkojm aq larg në analizë kësaj radhe dhe ta përfundojm me pyetje, të cilat mbartin në vetëvete edhe përgjigjjen : 

  Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë se me sa gjuhë mirreshvesh nga mbarë shqiptarët anemban trojëve të tyre ? Me një, me gjuhën shqipe ! Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë se me cilën gjuhë ata llomotisin kundër kombit shqiptar nëpër skenat mediatike ? Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë se si vetëthirren këta njerëz që e flasin gjuhën shqipe ?  Shqiptar ! Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë se me sa flamuj indentifikohen këta shqiptarë anemban trojëve të tyre ? Me një, atë kuq e zi ! Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë që shohin shumë identitete, se si u bëka që djemt dhe vajzat tona në Veri (Kosovë, Preshevë) mbajn me shumicë emra të vendëve të Jugut siç Elbasan, Sarandë, Vlorë, Shkodran, Jon, Adriatik, Milot, Mirditë, Berat... ? Le ti pyesim se si bëhet se kemi pothuajse gjithëkund emra të njejtë nëpër trojet tona shqiptare ? Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë që shohin shumë identitete se si bëhet që ushtarët e UCK-së (Kosovë e Maqedoni) e UCPMB-së mbani në kraharor dhe në ball flamurin kuq e zi dhe betoheshin para tij ? Si bëhet që ushtarët tanë kishin për shembëlltyr dëshmorët që kishin rënë anemban trojeve shqiptare ? Si bëhet që Adem Jashari kishte për shembëlltyr Themistokli Gërmenjin dhe Cerçiz Topullin ? Si bëhet që miliona shqiptarë u takuan në Vlorë nga mbarë trojet e tyre për rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (të kombit shqiptar) ? Si bëhet që shqiptarët përcollën me ankth ndeshjen e kombëtarës shqiptare kundër Sërbisë dhe protestuan anemban botës, së bashku ? Si bëhet që në Prishtinë nxënësit e shkollave vraponin të mbështjellur me flamurin shqiptar dhe këndonin me lotë në sy këngën "Rrjedh me këngë e ligjërime" të Vaçe Zelës ?   Si bëhet që ............

Të gjitha këto kanë një përgjigjje të vetme : sepse kanë një identitet real dhe material (gjuhën, teritorin, trashigimin kulturore), simbolik (flamurin dhe simbole tjera) dhe shpirtëror (ndjenjën e përbashkët të të qenurit Një- shqiptarinë). 

Pra, duke qenë, pavarësisht dëshirave të tyre (të magjupit mbret), identiteti i kombi shqiptar është tepër real dhe tepër i rrënjësuar që dikush me mend në kokë të mund të shoh identitete të ndryshme dhe të tentoj të bëjë ndarje tek ai. Një flamur e kemi ngritur me shumë mund dhe ky flamur do të qëndroj i ngritur përgjithëmon në duartë tona.

No comments:

Post a Comment