07/12/2015

SHOQËRIA "BASHKIMI SHQIPTAR" ËSHTË KUNDËR MARRËVESHJËVE



Shoqëria "Bashkimi Shqiptar"

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të Shoqërisë dhe të faqëve të saja në të cilën kemi publikuar pa u ndalur tani e sa kohë,

Të gjithë ju e dini se ne nuk mbajm qëndrim në vetëvete partiak në këtë faqe dhe shkrimet që kanë synime partiake nuk i publikojm këtu. Të gjitha informacionet që janë publikuar në këtë faqe kanë pasur gjithëmon kriterin përzgjedhës : interesinë e lartë kombëtar. Shoqëria jonë nuk është shoqëri e zakonshëme kulturore e artistike. Shoqëria jonë është shoqëri me koncepte të qarta politike dhe me synime të qarta politike. Synimet e saja shkojn në dy kahje të ndryshëme, por me një cak të përbashkët. I pari është bashkimi i tokave shqiptare në një shtet të vetem. I dyti është bashkimi i shqiptarëve mërgimtar nën një institucion të vetem qëndror. Pra, institucionalizmin e mërgatës shqiptare. Për të dy këto qëllime, njerëzit tanë janë duke punuar me shumë kujdes. Dhe, siç mund t'a kuptojm të dy qëllimet janë bashkuese dhe jo përçarëse të shqiptarëve. Tani, disa do të thonin se këto ditë ju keni përkrahur opozitën kundër pozitës në Kosovë. Si bëhet të thoni se jeni apartiak ?

Keni të drejtë t'a mendoni dhe t'a thoni një gjë të tillë. Por, ne do të thoshim se kemi dalur kundër Zajednicës dhe kundër demarkacionit. Pra, kundër ndarjës dhe të keqës që po i kanoset Kosovës. Nuk është në fajin tonë që në këtë përplasje të ketë qëlluar PDK-LDK, në njërën anë, dhe VV, Nisma dhe AAK, në anë tjetër. Po të kishin qenë këto parti në pozita të kundërta, ne do të kishim mundur të ishim në përkrahje të PDK-LDK-së dhe kundër atyre tjerave. Por, j'a që janë si janë dhe ne kemi dalur të përkrahim ato që janë kundër këtyre projektëve fatëkeqe që po e kanosin sovranitetin e Kosovës.

Ata që n'a kanë përcjellur për shumë vite e dinë se ne kemi qenë gjithëmon në krah të qytetarëve, partive, shoqatave, njerzëve, luftëtarëve (rasti i Kumanovës) të cilët kanë luftuar apo protestuar për liritë dhe të drejtatë kombëtare (në Iliridë) apo kundër pushtetëve kuislinge të cilët bëjn pazare me interesat kombëtare shqiptare.

Pra, ata që kanë menduar apo mendojn se ne duhet të qëndrojm neutral ndaj ngjarjëve që po ndodhin nëpër vendët tona për hir të ndasive të pozicionëve partiake, e kanë keqëkuptuar filozofinë e Shoqërisë sonë. Shoqëria jonë nuk është krijuar për të qëndruar vetem nën izolimin e ideve të larta të bashkimit kombëtar dhe të institucionalizmit të mërgatës. Përkundrazi, Ajo është formuar që këto ide të larta të bashkimit kombëtar dhe të insitucionalizmit të mërgatës të jenë arma në dorën e saj për të luftuar përditshëm kundër të këqijave, projektëve, ideve, njerzëve që i luftojn përditë këto ide të larta. Pra, ne nuk do të izolohemi në idetë tona dhe nuk do t'i izolojm ato nga realiteti jonë. Përkundrazi, duke u nisur nga ato, ne do të jemi gjithëmon duke luftuar realitetin fatëkeq i cili po n'a mban të ndarë ndër shumë shtete. Po ashtu do të luftojm edhe realitetin fatëkeq që po n'a mban të paorganizuar si mërgatë. Që ky realitet të ndryshohet ne nuk do të hezitojm për asnjë çast që të marrim pozicione kundër atyre që po mundohen të n'a mbajn të ndarë, kundër atyre që po mundohen të n'a coptojn edhe më tej, kundër ideve të gabuara, kundër ideve të kundërta me bashkimin shqiptar dhe institucionalizmin e mërgatës, kundër çdo kujt dhe çdo gjëje që pengon e vonon realizimin e këtyre ideve.

Sot, ne ju jemi bashkuar opozitës kundër Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi, nesër mund të jemi kundër tyre në çështje tjera të cilat mund të jenë prapë të dëmshëme për kombin. Ne nuk përkrahim partitë politike në vetëvete, por mund të n'a ndodh të përkrahim idetë dhe pozicionet e tyre kur ato janë në përputhje me interesat e larta kombëtare.

Sot, me plotë zë e themi në ripërsëritje se ne jemi kundër Zajednicës dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe kërkojm tërheqjen e Qeverisë së Kosovës nga këto marrëveshje tepër të dëmshëme për të ardhmën e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Pozicionimi ynë le të jetë i qartë për të gjithë.

Dhe, ne kërkojm që çdo shqiptar t'a kuptoj se këto çështje nuk janë çështje që i përkasin vetem krahinës shqiptare të Kosovës, por mbarë kombit shqiptar. Prandaj, çdo shqiptar që e ka kuptuar se kjo çështje nuk mund të mbyllët në kornizën e një debati ndërpartiak dhe brenda një krahine, duhet të dal dhe të protestoj me datën 28 nëntor, në sheshin Zahir Pajaziti, në ora 14. Pra, shqiptarët nga Saranda, Vlora, Durrësi, Tirana, Tetova, Preshevë, Shkupi, Gostivari, Ulqini, Shkodra, Gumenica, Bujanovc, Janina, Elbasani, Korça, Gjirokastra, Gjilani, Ferizaji, Malsia e Madhe, Gjakova, Vitia, Peja, Prizreni, Kaçaniku, Podujeva, Berati, Plava, Gucia, Erseka, Permeti, Manastiri dhe të gjithë vendet e tjera të Shqipërisë ku është qoftë edhe një shqiptar duhet të mblidhen dhe të protestojn së bashku në Prishtinë kundër këtyre marrëveshjëve anti-kombëtare.

Poshtë Zajenica ! Rroftë Shqipëria !

No comments:

Post a Comment