09/11/2014

GJERGJ KASTRIOTI ËSHTË AI QË E SHËNDËRROJ CIVILIZIMIN SHQIPTAR NË KOMB SHQIPTAR (debat dhe replikë)




Shoqëria Bashkimi Shqiptar 
30 Maj 2014 


Parathënie për të qartësuar disa elemente të lidhura me natyrën dhe vijën editoriale të faqës 
Nën dy postimet e tona të mëparshëme, janë bërë shumë komente. Disa prej këtyre komentëve përmbanin fyerje dhe sharje ndaj faqës apo ndaj njëri-tjetrit; nganjëherë edhe elemente negacioniste (ju përkujtojm se është i ndaluar negacionizmi në këtë faqe). Ne ju kemi tërhequr vëretjen personave të tillë dhe i kemi kërcënuar me përjashtim nga faqja (gjë që e kemi bërë disa herë me ata që nuk kanë respektuar këto dy rregulla primare të faqës tonë). Mirëpo, ne asnjëherë nuk kemi kufizuar lirinë e shprehjës dhe asnjëherë nuk kemi kërcënuar dikë sepse ka shprehur të kundërtën e mendimit tonë. Gjithashtu, ne asnjëherë nuk kemi përjashtuar apo fshirë komentët ku është shprehur injoranca e thellë e personave të caktuar. Përkundrazi, ne jemi mundur, përmes replikave, që të japim shpjegime shtesë të cilat mundësojn kuptimin e fjalive eleptike që bëjmë nëpër statutet tona. 
Kjo faqe nuk ka thënë asnjëherë se e ka të vërtetën në dorën e saj dhe se misioni i saj është që të përhap të vërtetën e vetme dhe përfundimtare të kësaj bote. Përkundrazi, ne jemi thellësisht të bindur se as ne dhe askush tjetër nuk e ka një posedim të tillë. Prandaj, edhe mendojm se një pikë modestie është e domosdoshëme në komunikim me të tjerët. Duke qenë, ne shprehim njohurinë tonë në statute dhe çdo kush ka të drejtën e plotë ta kundërshtoj atë duke ofruar njohurinë e tij (mendimin) në shkëmbim. 
Mirëpo, pavarësisht se e vërteta e plotë dhe përfundimtare mbi çështjet e caktuara nuk është nxënë nga askush, ka disa të vërteta që janë tanimë të njohura dhe të shpërndara dhe të cilat na bëjnë të mundshëm të shkëmbejm brenda një koherence minimale.
Ndërkohë, ne kemi vrejtur se disa anëtar të faqës nuk e kanë as njohurinë elementare mbi disa çështje të caktuara dhe ata kanë vështirësi të madhe për të kuptuar drejt fjalimin tonë. Ne jemi munduar, për aq sa kemi parë dhe kemi pasur kohë, që t'ju ofrojm shpjegime elementare. 
Në anën tjetër, kemi disa komentues që jo vetem se nuk e dinë një gjë dhe shprehin një injorancë të thellë mbi çështje të caktuara, por ata shprehin edhe një mllef dhe arrogancë ndaj faqës dhe ndaj të tjerëve. Shumë herë duke shprehur një injorancë të thellë, ata na quajn neve "injorant" ! 
Duke qenë, nga sot e tutje, ne jemi të gatshëm që t'ju përgjigjemi nëpërmjet statutëve (dhe jo komentëve), atyre që shprehin një arrogancë dhe krenari përmes injorancës. 
Sot, do të marrim dy komentues të cilët kanë bërë komente të tilla nën dy postimet e tona lidhur me Skenderbeun.

DY PERSONA QË SHPREHIN ARROGANCË PËRMES INJORANCËS 

I pari është Z. Y, i cili është mllefosur me atë që ne e fillokam historinë e kombit shqiptar me Skenderbeu. Pastaj, na thotë se Skenderbeu na paska "vrarë shqiptar musliman" ...në emër të besimit të tij të krishter dhe në emër të mbrojtjes së një civilizimi europian, të cilët asokohe po bëni pushtimin e Amerikës !!! 

[...]

I dyti, është Z. X, i cili na thotë se janë historianët "komunist" ata të cilët kanë dashur ta fillojn kombin shqiptar me Skenderbeun sepse, në realitet, ai kishte filluar me shtetin e Arbërit. (Sikur të mos shprehte arrogancën e tij, Z. X, dhe një dëshirë më tepër për të treguar se dinë ca gjëra se sa një dëshirë për të debatuar rreth temës së caktuar, kjo injorancë do të ishte legjitime dhe e pranueshëme në vetëvete. Mirëpo, Z. X, me sa duket, është ka mendon se ne jemi në mungesë të njohurive enciklopedike tjera rreth Skenderbeut dhe nuk e ka kuptuar se qëllimi ynë është të zhvillojm të menduarit sintetik dhe jo të mbesim në një njohuri elementare enciclopedike, por edhe me qëllimin që të mos ju ofrojm vetem të dhëna enciklopedike rreth çështjeve të caktuara).

REPLIK DHE SHPJEGIM 

E para e punës, kur kemi thënë se kombi shqiptar fillon me Kuvendin e Lezhës, ai ishte një postulat i hedhur nga ne dhe jo një e vërtet e ndalur. Dhe, postulatin tonë ne jemi të gatshëm ta mbrojm me argumentet tona derisa të sjell dikush diçka që mundet vërtet ta rrëzoj. 
Ne disa herë e kemi shpjeguar se ka një dallim në mes etno-kulturës apo civilizimit shqiptar (i cili është i vjetër mijëra vjeçar) dhe kombit shqiptar. Pra, ne nuk e kemi mohuar vjetërsinë etno-kulturore shqiptare kur kemi thënë se me Kuvendin e Lezhës mund të themi se fillon kombi shqiptar. Përkundrazi, ne e kemi spikatur një gjë të tillë edhe në postimin tonë. Mirëpo, nëse gjuha, kultura, etnia janë elementët kyçe të kombit, ato asesi vetëvetiu - me ekzistencën e tyre - nuk e përbëjnë kombin, por vetem një civilizim të caktuar. Që ky civilizim të mund të shëndërrohet në komb, atij i duhet VETËDIJA për këto karakteristikat përbërse të tij, identifikimi me to dhe dallime nga të tjerët në emër të këtyre karakteristikave (gjuha, etnia, kultura...). Dhe, në emer të kësaj vetëdije, kjo bashkësi etno-kulturore dhe gjuhësore të bashkohen nën një organizim për tu mbrojtur nga të tjerët dhe për tu zhvilluar përbrendave këtyre karakteristikave që i ndajn së bashku.

Kështu, nëse i marrim periudhatë e ndryshëme historike, ne do të shohim se deri në shek. e XVI-XVII asnjëherë nuk mund të flasim për ndonjë komb. Asnjë bashkësi nuk është formuar nën një ideal të karakteristikave etno-kulturore dhe gjuhësore. P.sh : shumë prej principatave ilire flisnin të njejtën gjuhë dhe ndanin të njejtat karakteristike etno-kulturore. Mirëpo, ato fise ishin të formuar nën pushtetin e një klase aristokratike ose nën një princë të caktuar që mbronte interesatë e tija personale dhe që konsideronte se gjithëçka që kishte të bënte me principatën e tij (përfshirë njerëzit) ishin pronë e tij. Kështu, ata edhe luftonin në mes vete me qëllim për të mbrojtur apo për të shtrirë pushtetin e tyre, pra pasurinë e tyre. E njejta gjë ndodhte edhe me grekërit në jug. Shumë shtet-qytetëza greke ndanin po të njejtën gjuhë, etni dhe kulturë... Mirëpo, ato luftonin njëra-tjetrën në emër të dallimëve të tyre politike dhe nocioni i kombit nuk ishte absolutisht i pranishëm ndër ta. 

Edhe shteti apo principta e Arbërit, e cila u formua nga Progoni më 1190-1198 dhe, pastaj, u trashëgua nga të bijtë e tij Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216), nuk ishte veçse një pronë familjare dhe që nuk kishte asesi ndonjë nocion të kombit që e karakterizonte atë. 

Po çfarë na shtynë të themi se Kuvendi i Lezhës mund të quhet si fillim i kombit shqiptar ? 

Para së gjithash duhet ditur se në kohën e Skenderbeut, europianët nuk po eksploronin Amerikën, siç tha Z.Y. Bile, kur është mbajtur Kuvendi i Lezhës, as libri De revolutionibus orbium coelestium i Kopernikut nuk ishte shtypur (edhe pse ishte i shkruar); as Giordano Brunon nuk e kishte djegur ende Kisha; as Galileu nuk e kishte zbuluar ende syzën kosmike (teleskopin), as spanjollët ende nuk kishin çliruar të gjithë teritorin nga arabët (etj). Por, Makiaveli e kishte publikuar Princin dhe Jean D'Ark ishte djegur në turrën e druve nga anglezët (etj).

Para Kuvendit të Lezhës, është e vërtet se ka pasur aleanca ballkanike kundër osmanëve. Këto aleanca ishin të shtyra nga rreziku i përbashkët i momentit ku raportit të forcave ndërmjet princëve ballkanik dhe osmanllinjëve ishte tepër i pabarabartë. Osmanllinjët mund ta thyenin ushtrinë e çdo secilit princë pa kurrëfar problemi. Duke e ditur këtë, princatë ballkanik bënë një marrëveshje për tu mbrojtur kundër kësaj fuqie që prishte ekilibrin e forcave përbrenda tyre. Realisht, një aleancë e tillë nuk ishte bërë as në emër të krishterimit, por në emër të interesit të ruajtjës së ekilibrit të përbashkët, shkatërrimi i të cilit mund t'i humbaste të gjithë.

Më vonë, princat shqiptar vazhduan luftën kundër osmanëve herë vet dhe herë në aleancë me ndonjë tjetër. Rasti më i mirë është ai i Gjergj Arianitit, i cili ishte i pari që arriti ti thyente disa herë ushtritë osmane në vitet 30'. Por, nuk mund të thuhet as për Gjergj Arianitin dhe as për Gjon Kastriotin (dhe as për ndonjë tjetër) se ata bënin një luftë në emër të një ideali që tejkalonte interesatë e tyre personale si princa që ishin. 

Mirëpo, dyndjet osmane kishin shkaktuar për herë të parë një shok të fuqishëm kulturor ndërmjet ballkanasëve evropian dhe osmanllinjëve aziatik. Nëse ndërmjet tyre ballakanasit dalloheshin sidomos për nga gjuha popullore, karakteristikatë e tjera fshiheshin përmbrapa një vektori kulturor të përbashkët të lansuar nga Perandoria Romake dhe Bizantine. Këto karakteristika të popujëve ballkanas nuk ishin të mjaftueshëme për të sjellur ndarje të qartë në mes popujëve në emër të këtyre karakteristikave, por vetem ndërmjet princëve dhe interesave të tyre. Kuptohet, se me rënjën e Perandorisë Bizantine, e cila kishte më shumë se dy shekuj që realisht nuk kishte pushtet në tokat shqiptare, fuqizimi i këtyre karakteristikave mund të ishte bërë dhe, dal nga dal, do të ishin formuar mbretëri shqiptare, serbe, bullgare... Mirëpo, ballafaqimi me osmanllinjët të cilët ishin dukshëm të ndryshëm, jo vetem nga ana gjuhësore, por edhe etno-kulturore dhe fetare, ishte një shtysë e fortë për vetëdijësimin e ballkanasëve rreth karateristikave të tyre etno-kulturore. 

Kështu, dyndjet osmane kishin pregatitur një teren të mirë pre-kombëtar, të cilit i duhej vetem një ngritje politike për të arritur në një nivel kombëtar. Kështu, për herë të parë, Gjergj Kastrioti, i mblodhi princat shqiptar (ortodox dhe katolik) jo me qëllimin për të formuar një bashkësi interesash personale, as për të formuar një aleancë të krishterët kundër muslimanëve, por në emër të një ideali për tu liruar nga "zgjedha e huaj". Pra, për herë të parë kemi cilësimin "i yni", "e jona" dhe e "huaja". Për herë të parë shqiptarët formojn një aleancë me "Ne" (të gjuhës dhe etno-kulturës shqiptare) kundër "atyre" (të një gjuhe dhe etno-kulture të huaj). 

Kuptohet se disa sot e quajn "kryqëtar" Skenderbeun apo edhe "atlet i Krishtit". Mirëpo, a e kanë shtuar pyetje se pse në Kuvendin e Lezhës nuk u mblodhën serbët, të cilët po ashtu ishin të krishter. Sepse, ata e ndienin veten të huaj në atë mes dhe e shihnin se ai Kuvend nuk kishte asgjë të bënte me ato aleancatë ballkanike të mëparshëme dhe përmbante në themelët e tij një ndjenjë që nuk mund të ishte edhe e tyre. Theksimi i karakteristikave të gjuhës dhe etno-kulturës shqiptare në këtë Kuvend, bëri që Skenderbeu asnjëherë të mos gjej përkrahje nga Serbët, por as nga fuqitë e tjera Evropiane. 

Është e vërtet se Papati e shihte nga ana e tij luftën e Skenderbeut dhe të shqiptarëve edhe si luftë të krishterimit, mirëpo kjo është pikëpamja e papatit dhe vlerësimi i papatit dhe jo i shqiptarëve dhe i Skenderbeut. Po të ishte edhe vlerësimi i Skenderbeut dhe i shtetit shqiptar të asaj kohe, pse atëherë Skenderbeu nuk luftonte nën emblemën e kryqit, por nën emblemën e shqiponjës ?! Pse të gjitha vulat e këtij shteti kishin shqiponjën dhe asnjëherë dhe askund nuk kishte shenja të kryqit ?! 

Cilësimi nga të huajt mund të bëhet ndryshe dhe në bazë të interesave të tyre imediate apo mediate, mirëpo e vërteta është tek definimi dhe indentifikimi që i bëjnë ata vetëvetës. Edhe Erdogani nga Stambolli, neve shqiptarëve na sheh si vëllezër turq dhe vëlla i tha edhe Hashimit edhe Sali Berishës. Mirëpo, a jemi vërtet ne turq dhe a definohemi dhe identifikohemi ne me ta ? Jo ! 

Kurse, për ata që na thonë, siç Z. Y, se Skenderbeu paska vrarë shqiptar musliman, ne ju themi prapë se ata kanë një problem të vërtet me kronologjinë.

Në kohën e Skenderbeut, realisht, shqiptarët musliman nuk kanë ekzistuar ose kanë qenë jashtzakonisht të pakët (në gishta të dorës të njehur dhe zakonisht ushtarak të Perandorisë). Perandoria Osmane, realisht, edhe pse ka qenë e bazuar mbi fenë, ajo shumë vonë ka vënë në pikësynimet e veta konvertimin e popullësive të pushtuara në fenë muslimane. Perandoria Osmane, para se të kishte një bazë fetare, ajo ishte një dinasti familjare dhe qëllimet e kësaj dinastie nuk ishin përhapja e fesë muslimane, por zgjerimi i pasurisë, i pushtetit dhe i teritorëve. 

Ajo kërkonte nga të krishterët dhe kaurët (shqiptarët pagan), që të dorëzonin armët dhe të paguanin tributët e tyre (taxa) ndaj Perandorisë. Të tjerat, realisht nuk i interesonin shumë. 

Është shumë vonë, afërsisht një shekull pas vdekjës së Skenderbeut pasi Perandoria Osmane ishte vendosur tërësisht mbi këto troje dhe e ndjente stabilitetin e saj në këto anë, që fillojn edhe politikatë e para represioni fetar dhe konvertimet e para fetare të shqiptarëve dhe popujëve tjerë ballkanas. Realisht, politikatë konvertuese kanë filluar sidomos pas 1700, kur Perandoria Osmane kishte filluar ti humbiste disa teritore nga Rusët. 

Ndryshe nga ajo që mendohet dhe që thuhet, konvertimet më të mëdha të shqiptarëve dhe rrënjësimi i islamit është bërë gjatë periudhës 1840-1912. E gjendur në një krizë të madhe ekonomike dhe e kapur për shumë fronte, Perandoria Osmane, bënë ç'mos që të ruaj teritorët shqiptare edhe në rast se do ti humbiste të tjerat. Teritorët shqiptare kishin një rëndësi të veçant gjeostrategjike për Perandorinë Osmane, pasi ato ishin ndërlidhje më e shpejt me Evropën. Ajo kërkonte që me çdo kusht ta ruaj këtë teritor dhe, andaj ajo ka investuar me të madhe, gjatë kësaj periudhe, në përhapjen e fesë islame në të. Gjatë kësaj periudhe, Perandoria Osmane ka hapur shkollat fetare dhe i ka thekësuar ndasit fetare. Për herë të parë, më 1870 (nëse nuk gaboj), Sulltani merr edhe titullin e kalifit megjithëse ai e kishte futur kalifatin nën pushtetin e tij shekuj më parë. Por, ishte nevoja e terenit dhe e gjendjës politike që e shtynë sulltanin që të bëjë këtë njësim në mes pushtetit tokësor dhe hyjnor. Dhe në emër të fesë islame, sulltani mendonte që ti mbaj shqiptarët të lidhur për Perandorinê e tij (fund e dimë të gjithë) ! 

Pra, Skenderbeu as nuk ishte atleti i krishtit dhe as nuk vrau shqiptar musliman. Ai, për herë të parë luftoj në emër të një etno-kulture shqiptare, në emër të një cilvilizimi shqiptar dhe kjo e bënë që ai të jetë i pari që formoj kombin shqiptar. Si i tillë, ai është një hero që i përket kombit shqiptar.

30/10/2014

NJË FLAMUR KEMI NGRITUR DHE VETEM AI FLAMUR DO TË MBETËT I NGRITUR


(Një flamur për një identitet të vetem shqiptar, i cili nuk mund të bëhet dy) 





Shoq. Bashkimi Shqiptar
31 Tetor 2014



Është një fjalë popullore që na ka mbetur dhe që thotë : "kur magjupi bëhet mbret, ai vret babën e vet". Pavarësisht konotacionit racist që merr kjo shprehje sot, ajo kishte dhe ka një kuptim që mbetët në esencën e vet. Ndryshe thënë, kur një njeri kalon nga një status hiçi në një status mbretit, ai është në gjendje të vras të atin e tij. 

Kështu edhe disa pseudo-intelektualë të show-TV tona kanë kapërcyer nga një status hiçi tek një status "mbreti" për një kohë shumë të shkurtër. Këtë status "mbreti", ata nuk e kanë fituar nga një dije, nga një veçori që ata përmbajn, por nga çasja mediatike që ju është ofruar.

Mediat e tona siç RTK-ja janë media të cilat e kanë të paraparë agjendën e tyre mediatike, orientimin e debatit dhe, përkitazi, thirrjen e mysafirëve nga udhëra të jashtëm. Gjithëçka është e inskenuar dhe e drejtuar nga disa qarqe të caktuara të politikës sonë dhe të huaj, të cilat i bashkon anti-shqiptaria.   

Pas luftës së Kosovës, qarqe të caktuara anti-shqiptare janë mobilizuar me të madhe kundër një procesi të pandalshëm të bashkimit Kosovë-Shqipëri. Këto qarqe kanë investuar shumë që opinioni publik shqiptar të ç'orientohet dhe të ikën nga kjo ide shekullore. Të ndihmuar edhe nga disa politikan me peshë në skenën e Kosovës, ata kanë bërë një propagandë të jashtzakonshëme kundër këtij bashkimi. Ata shpikin përditë teza të reja të cilat thonë se ne jemi dy indentitete, jemi dy gjuhë, jemi dy histori, jemi dy kultura, jemi dy mentalitete, jemi dy kombe ! 

Kësaj here nuk do të hymë në detaje dhe nuk do t'ja u shpjegojm hollësisht (nga ana shkencore dhe teorike) këto nocione këtyre pseudo-intelektualëve, të cilët bëjnë njeriun e ditur para kamerave duke llomotitur kishe fjalë të "mëdha" e të "mençura" të dëgjuara andej e këndej, por që, ashtu siç qenushja e Mark Tuenit, nuk ja u dinë fare kuptimin. Jo ! Realisht, kur bëhet fjala për identitetin e kombit shqiptar, ne nuk kemi nevoj të shkojm në këto hollësira sepse identiteti i kombit shqiptar anemban teritorëve tona të përplaset për fytyre. Ka shumë kombe të cilat janë formuar duke kërkuar grimca identitare anemban  një teritori të caktuar. Mirëpo, kur vjen fjala tek kombi shqiptar situata rrotullon : të duhet të kërkosh grimca të vogla dallimesh anemban trojëve tona me qëllim që të krijosh ndarjen e tij. Problemi është se aq sa kanë mundur të qëndrojn të bashkuar kombet e përbëra nga një llojshmëri grimcash të vogla identitare, aq është e vështirë ta ndash një komb siç kombi shqiptar me një identitet kaq të rrënjosur në qënien e çdo shqiptari. 

Pra, mos të shkojm aq larg në analizë kësaj radhe dhe ta përfundojm me pyetje, të cilat mbartin në vetëvete edhe përgjigjjen : 

  Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë se me sa gjuhë mirreshvesh nga mbarë shqiptarët anemban trojëve të tyre ? Me një, me gjuhën shqipe ! Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë se me cilën gjuhë ata llomotisin kundër kombit shqiptar nëpër skenat mediatike ? Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë se si vetëthirren këta njerëz që e flasin gjuhën shqipe ?  Shqiptar ! Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë se me sa flamuj indentifikohen këta shqiptarë anemban trojëve të tyre ? Me një, atë kuq e zi ! Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë që shohin shumë identitete, se si u bëka që djemt dhe vajzat tona në Veri (Kosovë, Preshevë) mbajn me shumicë emra të vendëve të Jugut siç Elbasan, Sarandë, Vlorë, Shkodran, Jon, Adriatik, Milot, Mirditë, Berat... ? Le ti pyesim se si bëhet se kemi pothuajse gjithëkund emra të njejtë nëpër trojet tona shqiptare ? Le ti pyesim këta pseudo-intelektualë që shohin shumë identitete se si bëhet që ushtarët e UCK-së (Kosovë e Maqedoni) e UCPMB-së mbani në kraharor dhe në ball flamurin kuq e zi dhe betoheshin para tij ? Si bëhet që ushtarët tanë kishin për shembëlltyr dëshmorët që kishin rënë anemban trojeve shqiptare ? Si bëhet që Adem Jashari kishte për shembëlltyr Themistokli Gërmenjin dhe Cerçiz Topullin ? Si bëhet që miliona shqiptarë u takuan në Vlorë nga mbarë trojet e tyre për rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (të kombit shqiptar) ? Si bëhet që shqiptarët përcollën me ankth ndeshjen e kombëtarës shqiptare kundër Sërbisë dhe protestuan anemban botës, së bashku ? Si bëhet që në Prishtinë nxënësit e shkollave vraponin të mbështjellur me flamurin shqiptar dhe këndonin me lotë në sy këngën "Rrjedh me këngë e ligjërime" të Vaçe Zelës ?   Si bëhet që ............

Të gjitha këto kanë një përgjigjje të vetme : sepse kanë një identitet real dhe material (gjuhën, teritorin, trashigimin kulturore), simbolik (flamurin dhe simbole tjera) dhe shpirtëror (ndjenjën e përbashkët të të qenurit Një- shqiptarinë). 

Pra, duke qenë, pavarësisht dëshirave të tyre (të magjupit mbret), identiteti i kombi shqiptar është tepër real dhe tepër i rrënjësuar që dikush me mend në kokë të mund të shoh identitete të ndryshme dhe të tentoj të bëjë ndarje tek ai. Një flamur e kemi ngritur me shumë mund dhe ky flamur do të qëndroj i ngritur përgjithëmon në duartë tona.

EULEX-i, KJO SHKOLLË E KORRUPSIONIT !





Shoq. Bashkimi Shqiptar
30 Tetor 2014






Ka diçka që shumë prej nesh nuk e kanë kuptuar ende ose e kanë keqëkuptuar. Dhe, në këtë mes nuk duhet t'i lëmë anash as një shumicë të njerzëve të politikës sonë dhe të klasës "intelektuale". 

Shumë prej nesh e kanë keqëkuptuar misionin e Europës në Kosovë. Së pari, shumë kanë menduar, në mënyrë naive, se Europa ka ardhur për të shpëtuar shqiptarët në Kosovë. Mirëpo, ajo ka ardhur në Kosovë vetem për të mos e humbur hapin ndaj SHBA-së në Ballkan. Ka ardhur më shumë për ta shpëtuar Yougosllavinë se sa Kosovën. Tani që nuk e shpëtoj Yougosllavinë, ajo po mundohet ta mbaj afër Serbinë duke i a kënaqur apetitin e saj mbi interesatë shqiptare. 

Përveç kësaj, shumë kanë menduar se misioni i Europës është vërtetë parandalimi i korrupsionit. Por, nuk e kanë kuptuar se misioni i vërtetë i UNMIKU-t dhe tani EULEX-it ishte dhe mbetët a priori të na e mësojn korrupsionin (material, intelektual dhe shpirtëror). Të na e mësojn praktikën e përditshëme të korrupsionit ! Të na e normalizojn korrupsionin në gjirin tonë ; ta bëjë normë atë. Dhe, pasi ata të na kenë mësuar me korrupsionin, ata janë këtu a posteriori për të na akuzuar, për të na gjykuar, për të na nënçmuar para botës pikërisht për korrupsion. Thënë ndryshe, ata po na mësojn si të bëhemi të këqinjë, për të na paraqitur si të këqinjë. 

Shumë prej jush do të thonin se kjo që po themi është vetem imagjinatë e jona. Mirëpo, a mendoni vërtetë se të gjithë ata politikan të korruptuar në Kosovë që janë bërë milionera brenda pak dite, kanë qenë të pa përkrahur nga jashtë ? A mendoni sinqerisht se sistemi korruptiv që është instaluar në Kosovë është vetem produkt i shqiptarëve ? 

Jo, sistemi i instaluar në Kosovë, i cili e ka bërë normë korrupsionin është i instaluar nga të huajt me ndihmën e një pjese të klasës sonë politike dhe "intelektuale" me qëllimin e vetem që Kosova të mbetët përjetësisht vasalja e Europës. Dhe, ky sistem korruptiv mbijetoj vetem fal UNMIK-ut dhe EULEX-it. Bile, BE në raportet e saj denoncon me të gjithë forcën korrupsionin në Kosovë dhe fenomenët negative dhe, në anën tjetër, është po ajo që mbas krahëve të opionionit publik i thotë pushtetarëve tanë të korruptuar : mos u bëni merak sepse ato janë vetem raporte dhe ne, realisht, nuk presim më mirë prej Kosovës. Pra, është vetë ajo që i përkrah njerëzit e korruptuar. Sepse, vetem me njerëz të korruptuar ajo mund të bashkëpunoj kundër interesave të shqiptarëve, kundër fuqizimit të tonë. Vetem shqiptarët e korruptuar mund ti kuptojn dhe ti arsyetojn zyrtarët e korruptuar të BE. Vetem ata mund të bëjnë koncesione kundrejt Serbisë dhe kërkesave të saj sepse ja u ka kërkuar BE-ja. 

Vetem se shqiptarët kanë rrëzuar shumë Perandori, të cilat kishin vënë në parimet e tyre teorike drejtësinë, barazinë, lirinë..... dhe, që në anën tjetër, në esencën e saj ishte praktika e madhe e korrupsionit, padrejtësisë, pabarazisë, robërisë... Dal nga dal, me sa duket, kemi filluar t'ja gjejm vegzën edhe Perandorisë së BE-së. Shqiptarët, kanë filluar të çmagjepsën nga hija e zyrtarëve të huaj. Gjerësa ata (shqiptarët), po e njohin gjithëmon e më mirë botën dhe elitat e saj, ata gjithëmon e më shumë po e kuptojn se pse duhet të jenë vetëvetja, sovran dhe të bazohen, para së gjithash, mbi forcat e tyre dhe jo të huajat. 

05/10/2014

NË SHQIPTARINË TIME JANË TË SINTENTIZUARA TRI FETË E MIJA


(Jeta e jashtzakonshëme dhe e vërtet e njërit prej adminëve të kësaj faqe)

Shoqëria Bashkimi Shqiptar
7 Korrik 2014 

Nuk jam më aktivi në këtë faqe të facebukut si admin, por i përcjell gati rregullisht publikimet dhe debatët në këtë faqe dhe, ndoshta, jam vet fryma e saj. Atë që kam vrejtur shumë nëpër debate është se si një pjesë e vogël e shqiptarëve tanë kanë mbetur ende me një mentalitet të theksuar lokalist, fanatik fetar e partiak. Nga komentët e tyre vërehet mungesa e një shkollimi të mirëfillët shqiptar (një pjesë menzi që mirren vesh se çfarë shkruajn), mungesa e njohës së të tjerëve, mungesa e shkëmbimit material dhe simbolik me të tjerët.... të gjitha këto që tregojn për një izolim të tyrin lokal, fetar ose edhe partiak... 

Kur e them izolimin, ju nuk duhet ta kuptoni se ata janë vetem të izoluar në kokat e tyre, por duhet ta kuptoni se ata janë të izoluar edhe në jetën e tyre reale. Të vetmën gjë që njohin është lokalitetin e tyre, janë njerëzit që frekuentojn përditë siç familjarët, miqët e afërt, shokët .... e që, zakonisht, i përkasin të njejtit lokalitet, të njejtës fe, të njejtit nivel edukativo-arsimor, të njejtës kategori socio-ekonomike. Kështu shkëmbimet me të tjerët janë për ta sikur shkëmbime me vetëvetën sepse bëhen brenda një grupi të caktuar ku individët kanë tipare të njejta : ata falën në të njejtën xhami-kishë, mësojn në të njejtën shkollë, kanë të njejtin hoxhë-prift, kanë të njejtin mësues dhe ndërveprimet e tyre përfundojn brenda të të njejtit grup. Përveç kësaj, ku një pasqyrim i vetës krijohet dhe mirëmbahet, ata së bashku krijojn edhe paragjykimet që kanë tek grupet e tjera shoqërore dhe frikën e ndërsjellët që kanë për ti afruar dhe njohur më mirë "të tjerët" që ju duken aq të ndryshëm e që, në realitet, janë aq të njejt me ta. 

Në anën tjetër, mua jeta më çoj në krejt drejtime tjera. Unë u linda në një familje shqiptare tradicionale muslimane në një lokalitet të Kosovës. Gjyshja ime ishte muslimane e devotshëme pasi ajo agjeronte me rregull, bënte havëll e bakllava për festat e ndryshëme muslimane dhe i lutej Zotit në qetësi në dhomën e saj. Kur ajo i bënte lutjet dhe pëshpëriste (lëvizte me shpejtësi buzët gati pa zë) disa fjalë të pakuptueshëme, unë, si fëmijë i vogël, ulësha dhe e vështroja me shumë vëmendje duke tentuar ti jepja kuptim ndjesisë së saj, qëndrimit dhe lëvizjeve. Isha fëmijë shumë kurreshtar dhe e pyesja nganjëherë për këto gjëra, por ajo konsideronte se isha i vogël për të kuptuar gjëra të tilla dhe lidhjen e saj shpirtërore me Zotin e kuptonte si diçka intime, tejet personale. Prandaj,  edhe nuk kishte qejf të fliste për gjëra të tilla. Pyetjet e mija i shihte edhe më vonë si një ndërhyrje në intimitetin e saj shpirtëror dhe, me sa duket, konsideronte se lidhjet e mija me Zotin do të më vinin vetëvetiu me pjekurin dhe se ato do të ishin intime edhe për mua. Ajo kishte vetem 4 vjet shkollë, por që i kishin mjaftuar për ti ndihmuar fëmijët e saj për të bërë detyratë e shtëpisë dhe, nga ajo shkollë e pakët, kishte fituar një zgjuarësi të mpreht që i ndihmonte në menaxhimin e një shtëpie të ndershëme për dekada me radhë. Gjyshja ime më la mbresa të mëdha nga urtësia e saj dhe nga inteligjenca natyrale që posedonte. 

Në anën tjetër, gjyshi im nuk e posedonte urtësinë e gjyshës dhe nuk ishte ndonjë besimtar i devotshëm. Ai kishte po ashtu 4 vjet shkollë dhe ishte punëtor krahu. Ai kishte pasur rastin të vizitonte, qysh në atë kohë, shumë vende të Evropës dhe më gjërë. Ai punoj edhe në Irak në vitet 70' dhe thoshte se nuk i kishin pëlqyer shumë njerëzit e asaj ane. I konsideronte të pa punëtor, të pa shkollë, të pa pastër, por jo të këqinj për nga natyra. Nga Iraku, ai ishte zbehur edhe më tej nga besimi i tij fetar dhe ai agjeronte më shumë për hatër të gjyshës se sa që besonte në këto rite fetare. Shkonte njëherë në javë në xhami, e dinte shahadetin dhe të gjitha dovët e fesë muslimane, por nuk falej me rregull dhe, me sa duket, i ngatërronte procedurat e faljës. Por, ai e konsideronte veten musliman dhe e lavdëronte fenë muslimane për disa cilësi të veçanta që ai konsideronte. 

Im atë dhe im nënë, kishin bërë universitetin në UP. Tim atë e kishin burgosur, dy muaj pa lindur unë për "aktivitete armiqësore kundër Jugosllavisë" ose, thënë më saktë, për aktivitet politike për bashkim të Shqipërisë. Edhe emri im ishte vendosur atje në burg, ndër shokë të idealit, dhe nga burgu kishte ardhur. Për herë të parë e takova tim atë atje në burg. Trupat tanë i ndanin grillat e çelisë. Më vonë, kur ai doli nga burgu, ai vazhdoj prapë me aktivitetët ilegale. Kur ishte në shtëpi ai vetem lexonte. Nganjëherë kur e harronte librin në dhomë, më porosiste të shkoja ta merrja. Si fëmijë, unë nuk mund ta paramendoja se ato libra që i bartja nga një dhomë tek tjetra do ti lexoja pas tij kur të rritem. 

Disa vite më vonë, prindërit e mi dhe unë u detyruam të largohemi nga Kosova për në shtetët perendimore. Atje, im atë dhe mamaja ime vazhduan aktivitetin e tyre politik pa rreshtur kundër pushtimit jugosllavë dhe ata, edhe pas zhbërjës së Jugosllavisë, ende nuk janë dorëzuar sepse, për ta, zhbërja e Jugosllavisë ishte vetem njëra prej pengesave dhe jo qëllimi i tyre. Qëllimi i tyre ishte dhe është bërja e SHQIPËRISË. 

Nuk e di edhe sot se çfarë feje kanë prindërit e mi. Nëse ata më kanë folur rregullisht për SHQIPËRINË dhe shqiptarët, ata nuk më kanë folur kurrë për besimin e tyre fetar dhe nuk kam marrur ende guximin ti pyes. Por jam i bindur se po ti pyes ata do të më përgjigjen me vetem kaq : shqiptar. Me sa duket, tek kjo fjalë fillon dhe përfundon besimi i tyre. Megjithatë, prindërit e mi e kishin pasur gjithëmon në bibliotekën e tyre edhe Kuranin edhe Biblën. Nënvizimet, mbishkrimet nëpër faqet e këtyre librave janë gjurmët që tregojn se ato ishin të vizituara nga prindërit e mi. Edhe unë i lexova dhe i studiova nga kurioziteti. Lexova edhe specialistë të ndryshëm të besimëve dhe feve. Por, çuditërisht, nuk u bëra asnjëherë ndonjë fetar i madh. Sa më shumë që i njoha këto fe, aq më shumë më ngjasonin njëra me tjetrën. 

Ndërkohë, gjerësa isha ende i mitur, prindërit më dërguan për shkollim në disa qytetete të jugut të Rep. së Shqipërisë. Në fillim, u vendosa në një familje ku burr e grua ishin arsimtar. Për nga ana fetare, burri ishte i biri i hoxhës, gjerësa e shoqja ishte e bija e priftit. Ashtu kishin rënë në dashuri, ishin martuar, bërë fëmijë e plakur së bashku. Atyre jo vetem se nuk i kishte penguar feja, por ja u kishin bërë edhe më të këndshëme jetën. Në njërën anë të murit të sallonit ishte i vendosur krishti në kryqin ortodoks dhe, në anën tjetër, ishte e vendosur fotografia e kiblës muslimane. Jeta ishte bërë më e këndshëme për këtë familje dhe unë përfitova nga kjo sepse në këtë shtëpi kishte edhe më shumë festa nga çdo shtëpi tjetër monofetare. Për një vit sa ndejta aty ne festuam të gjitha festat kombëtare, fetare muslimane e ortodokse ! Nga një të diele shkonim në kishë së bashku, nga një të premte shkonim në xhami. Kur në kishë prifti shqiptar ortodoks më zgjaste atë copën e bukës tek goja, unë e merrja, e mbaja si të tjerët dhe, më vonë, e haja. Kur në xhami hoxha fillonte lutjet, ne luteshim me të. 

Në fillim mendova se kjo tolerancë fetare ishte vetem tek kjo familje. Mirëpo, kur i pash për ditën e bajramit gjithë ata shqiptar ortodoks e katolik duke u falur në xhami, u çudita edhe më tej ! Kur i pash për ditën e pashkëve të gjithë ata shqiptar musliman në kishë duke bërë kryqin, thash qenkan "çmendur" një qytet !!! Thash në mes vete duhet të jetë diçka tipike e këtij qyteti. Mirëpo, më vonë u befasova kur pashë se kjo ishte shumë e përhapur në të gjitha qytetët Rep. së Shqipërisë së Jugut, por edhe të Veriut në një far mase më të vogël. 

Më vonë, pata fatin të jetoj në një familje shqiptare katolike. Edhe kjo familje më priti jashtzakonisht mirë ! Edhe me ta shkova në kishë dhe ju luta Zotit. Prifti katolik ishte një shqiptar i mirë dhe gjithëmon fliste shqip siç flisnin edhe hoxha dhe prifti ortodoks ku isha lutur më parë. 

Pas tre vitëve që kalova nëpër këto familje e qytete, më duhet të thekësoj se asnjëherë askush nuk më ka pyetur se çfarë feje kam dhe nuk më ka folur kurrë për fe. Ritët, simbolikatë, shenjatë fetare brenda murëve të shtëpisë ishin shpesh prezente, por feja nuk ishte prezente në mendjën dhe gojën e tyre. Sikur ata e konsideronin fenë siç dikur gjyshja ime : si diçka intime dhe tejet personale. Si diçka që nuk ka nevoj të shprehet. Përkundrazi, ata më pyetën shumë rreth Kosovës, rreth gjendjës atje, rreth punës, traditave të veçanta lokale, rreth fjalëve të veçanta, gatimit, ekonomisë, arsimit, veshjës..... Edhe unë, po të njejtatë pyetje u bëra dhe mësova shumë nga ata. 

Ata më folën për flamurin, më folën për atdheun, për problemet mbarë shqiptare, për gjendjen e Rep. së Shqipërisë, për komunizmin, për demokracinë, për Evropën, për perspektivën shqiptare.... Më folën për shqiptarinë atë që ishte, atë që është dhe atë që mendohet se mund të bëhet. Tek të të gjitha ato famijle që ndejta dhe vizitova, por edhe tek të gjithë qytetarët që takova vetem shqip dëgjova dhe tek sytë e të gjithëve isha një shqiptar, i një vendi tjetër, por gjithësesi i SHQIPËRISË.

Kështu e kuptova se sa minore, dytësore, intime, abstrakte ishte feja për shqiptarin dhe sa e madhe, primare, shoqërore, konkrete ishte shqiptaria për të. 

Në fillim mendova se këtë e ka bërë epoka komuniste shqiptare, por më vonë, gjatë studimëve të mija universitare jasht vendit, e mësova nga specialist të ndryshëm se epoka komuniste vetem sa i kishte dhënë hovin zytar dhe formal kësaj natyre shqiptare që rrjedh nga thellësitë e historisë sonë. Kjo e shpjegon edhe atë se pse ndjenjën e imtësisë që e kisha vrejtur tek gjyshja ime në Kosovë e gjeta edhe tek çdo qytet shqiptar të jugut dhe veriut të Shqipërisë. 

Sot, sa herë që dikush më pyet se çfarë jam me fe, më duket sikur ka shkelur një vijë të kuqe mbi të cilën shkruan "zona e imtësisë personale" ! Kjo vijë e kuqe më ka ndalur ti pyes edhe prindërit e mi. 

Por, pas gjithë kësaj që ju tregova për jetën time personale, nuk do t'ja fsheh as besimin tim : unë jam shqiptar dhe në shqiptarinë time janë të sintetizuar edhe tri fetë e mija ! Dhe bekimin e vetem që kam marrur është nga shpata e NËNËS SHQIPËRI !